Vendos Shtabi i Krizave në Serbi: Lejekalimet e Covid-19 nga ora 20:00 në objektet hoteliere

Vendos Shtabi i Krizave në Serbi: Lejekalimet e Covid-19 nga ora 20:00 në objektet hoteliere

Shtabi Qeveritarë i Krizave në luftën kundër COVID-19 ka përfunduar seancën në të cilën ka marrë vendim që lejekalimet e Covid-19 të jenë të nevojshme nga ora 20:00 në objektet hoteliere.
Ndërsa sa i përket pushimit vjeshtor për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore ai fillon nga e premtja 8 nëntor dhe përfundon të premtën më 12 nëntor, nxënësit mësimin e fillojnë të hënën më 15 nëntor.

Epidemilogët edhe njëherë kanë apeluar për imunizim, sidomos për të rinjtë.

Sipas të dhënave të fundit pak më shumë se 55% e popullatës në Serbi janë vaksinuar.