Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Sot ishim në Raincën e Ajet Raincës
Dëgjuam dhe biseduam. Për nevojat, shqetësimet dhe kërkesat e banorëve
Studentë, bujq, fermerë, blegtorë, pensionistë, tregtarë. Bashkërisht evidentuam prioritetet e Raincës. Do të jenë pjesë e planifikimit të buxhetit për vitin 2022
Urë lidhëse midis Bujanocit dhe Preshevës pranë Korridorit X që lidh Lindjen e Perëndimin, rrëzë maleve të Karadakut që kanë rëndësi për blegtori dhe me një fushë të pasur bujqësore që shtrihet në Moravicë; Rainca e Lumit të Gjakut me Lumin e Madh dhe Lumin e Vogël, ka potenciale humane e natyrore dhe resurse për zhvillim.
Subvencionimi i bujqësisë dhe blegtorisë, grantet për bizneset dhe përmirësimi i infrastrukturës do të jenë në fokus të qeverisjes sonë të re.
Për Raincën e Re
#PlaniInvestiv2022 #QeverisjeMeQytetarët