Postimi i plotë i znj.Sinani:
Miratoca me projekte të reja në Planin Investiv 2022
Subvencione në bujqësi dhe blegtori më shumë se një herë në vit, vendosja e trafostacionit të ri edhe për kyçjen e fermerëve, zgjerimi i ndriçimit publik, sanimi i shtratit të lumit dhe i deponisë ilegale, janë disa nga projektet prioritare që do t’i përfshijmë për Miratocën në procesin e hartimit të Planit Investiv 2022.
Këto nevoja të cilat sot m’i paraqiten banorët janë ekzistenciale për jetën dhe të dobishme për ekonominë e mjedisin vendor
Pa e harruar rregullimin e rrugës për te Bajka, një lokalitet me potencial turistik i lënë pas dore nga institucionet publike
Vrella do ta ketë rrugën e re
Për Miratocën e Re