Muhoci, Breznica, Ramnabuqa dhe Priboci janë bërë me infrastrukturë më të mirë. Sot dhe gjatë javës së kaluar janë zhvilluar punimet në përmirësimin e infrastrukturës në Malësi të Bujanocit
Breznica, pas kyqjes së kanalizimit në lagjen e Shemovitëve, ka përfituar edhe asfaltimin e rrugës në këtë lagje me gjatësi prej 480 metrave.
Në Ramnabuqë ka përfunduar projekti i ndërtimit të urës që lidhë fshatin Priboc me rrugën kryesore, me ç'rast kryetari i komunës së Bujanocit në prani të banorëve të Pribocit përuruan këtë urë.
Edhe Priboci do të ketë rrugë të re, punimet e të cilës po vazhdojnë me intenzitet të lartë. Kjo rrugë do të kyq fshatin Priboc me rrugën kryesore Muhoc - Zarbincë.
Derisa sot në Muhoc ka përfunduar rruga që shpie në drejtim të varrezave të fshatit me gjatësi prej 380 metrave.
Komuna e Bujanocit po vazhdon me realizimin e projekteve të planifikuara me vendimin e buxhetit 2021.