znj.Sinani: Së shpejti fillon realizimi i projekteve të rëndësishëm me mbështetje nga Kosova

znj.Sinani: Së shpejti fillon realizimi i projekteve të rëndësishëm me mbështetje nga Kosova

Postimi i plotë i znj.Sinani:

Liburn Aliu nuk është vetëm bashkëvendës i joni dhe mik i imi. E as vetëm Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai është njeri i dëshmuar në angazhim për Preshevën e lirë dhe të zhvilluar. Si i tillë, kudo dhe kurdo, Liburni ka pasur vullnetin, atdhedashurinë dhe përkushtimin për Luginën e Preshevës. Dje si veprimtar e opozitar. Sot si qeveritar.

E falenderoj përzemërisht Për mikëpritjen e zakonshme. Për përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës  drejt fillimit të realizimit të projekteve tona jetike infrastrukturore dhe mjedisore, të cilat me dekada nuk po mbështeten nga Qeveria e Republikës së Serbisë.

Dinamizimi i komunikimit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional midis Luginës së Preshevës dhe Republikës së Kosovës e bën më të mundshëm avancimin e të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Sepse bashkë është më mirë

Sepse bashkë është më e mundshme Presheva e re.