Inaugurohet ura që lidhë komunat Bujanoc dhe Kamenicë

Inaugurohet ura që lidhë komunat Bujanoc dhe Kamenicë

Në prani të qytetarëve të fshatrave Breznicë dhe Karaçevë është bërë inaugurimi i urës që lidhë pikërisht këto dy fshatra, respektivisht komunën e Bujanocit dhe Kamenicës. 

Qytetarët e dy komunave tani do të kenë qarkullim më të mirë e më të shpejt të lëvizjes. 

Projekti i ndërtimit të urës ka filluar në gusht të këtij viti, kurse sot është bërë inaugurimi zyrtar i kësaj ure, ku kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, së bashku me homologun e tij nga Kamenica, të shoqëruar nga kryetari i KNSh-së, zv.kryetari i komunës së Bujanocit, dhe kryetarët e bashkësive lokale Breznicë dhe Karaçevë bënë prerjen e shiritit.

Ky është projekti i parë që është realizuar mes komunave Bujanoc dhe Kamenicë, që paraqet edhe bashkëpunimin e parë ndërkomunal.