Kurti deklarohet për herë të parë për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë

Kurti deklarohet për herë të parë për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë lidhur me mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar për faktin se Kosova nuk është ftuar nga SHBA.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët e këtë e ka bërë shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti pasi u pyet nga gazetarët.
Ndryshe për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati reagime të shumta.

Kurse nga Ambasada e Amerikës në Kosovë ditë më parë thanë se jo të gjithë partnerët mund të përfshihen në këtë iniciativë.

Më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit, ku Kosova nuk ka figuruar në mesin e shteteve pjesëmarrëse