znj.Sinani me bashkpuntorë vizitoi B.L.Tërnavë dhe B.L.Norçë

znj.Sinani me bashkpuntorë vizitoi B.L.Tërnavë dhe B.L.Norçë

Postimi i plotë i znj.Sinani:

TËRNAVA SË SHPEJTI ME 2 BUNARË TË RINJ

Hapja e dy bunarëve të rinj te "Ligatat e Tërnavës" për rritjen e kapaciteteve të ujit të pijshëm është tashmë çështje kohe

Kjo kërkesë e banorëve është e drejtë. Është nevojë jetese. Është çështje e injoruar me vite nga Komuna. I sigurova banorët se do ta përfshijmë në Planin Investiv 2022. Hapja e bunarëve fillon së shpejti.

Ashtu sikur rregullimi i shtratit të lumit.

Ishte njëkohësisht kënaqësi të shoh se tashmë shkolla fillore në Norçë nuk ka më probleme me ngrohjen, të cilën e kemi funksionalizuar para pak kohësh.

Muajve në vijim do të vazhdojmë realizimin e projekteve të reja në Norçë  Si ndriçimin publik. Edhe për terrenin sportiv

Nevoja ka shumë. Siç ka shumë vullnet dhe angazhim për punë Për të nesërmen.

Për Tërnavën e Re. Për Norçën e Re.