Kandidati për kryetar të Prishtinës nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka falënderuar shoqërinë e tij nga New Yourku, të cilët po e mbështesin në garën për Prishtinën.
Përparim Rama është në garën e balotazhit me 14 nëntor në përballje me Arben Vitinë në kuadër të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë.
Këtu keni statusin e tij:
“U jam falenderues përzemërsisht shoqërisë time nga New York-u, ku prej momentit qe e shpalla kandidaturën time për kryetar të Prishtinës, besuan dhe vazhdojnë të besojnë tek unë.
Faleminderit, Fadil Berisha, Iliriana Rama, Avni Mustafaj, Shpresa Xhakli dhe gjithë të tjerët pa dallim.
Bashkë për Prishtinën që duam”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.