Postimi i plotë i Dr.Sc.Ragmi Mustafa:
Tiranë
Takime të ngrohta e shumë miqësore sot në Tiranë. Fillimisht me ministren e Shtetit për Marredheniet me Parlamentin zonjë Elisa Spiropali e më vonë edhe me kryetaren e Parlamentit Shqiptar zonjë Lindita Nikolla.
Me të dyja, temë boshte ishin tri çështje: vendosja e një linje buxhetore në ligjin për buxhetin 2022 të Republikës së Shqipëris njëlloj si Qeveria e Republikës së Kosovës për komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, regjistrimi I studentëve shqiptar nga Presheva në Universitetin e Mjekësis të Tiranës dhe e treta ftesa që iu është ofruar një grupi deputetësh të Parlamentit Shqiptar për të vizituar Preshevën. Që të tria temat, zonjat në fjalë me përkushtim serioz dhe dashuri të lartë do t'i trajtojnë me autoritetet përgjegjëse të Parlamentit dhe kryeministrin Edi Rama.
RM