Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
BUSHTRANI I LASHTË ME RRUGË TË RE.
Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Bushtran tashmë vetëm çështje kohe.
Kjo kërkesë e banorëve, si edhe ajo për rregullimin e shtratit të lumit, do të përfshihen në procesin e hartimit të Planit Investiv të vitit 2022.
Përpos subvencioneve për bujqit, blegtorët, bletarë dhe pemëtarët; përmirësimi i infrastrukturës në rrugicat dhe mbulimi i pusetave, janë po ashtu punë që do t’i kryejmë si qeverisje e re lokale
I njohur për lashtësinë e tij me Kalanë, Gradishtën dhe Koplenicën; Bushtrani shquhet edhe për liqenin dhe natyrën e mrekullueshëm. Këto resurse me potencial turistik tashmë janë përfshirë në Planet dhe Programet tona të zhvillimit mjedisor dhe turistik.
Investimet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për zhvillimin e turizmit nuk do të mungojnë.
Për mbrojtjen e së kaluarës. Për ndërtimin e së ardhmes. Për Bushtranin e Ri.
#Bushtrani #Historia #Ekonomia #Infrastruktura #Bujqësia #Bletaria #Blegtoria #Pemëtaria #Mjedisi #Turizmi #PreshevaEre