Një portret i jashtëzakonshëm sonte na bëri bashkë, dy kryetarë, profesorin me nam, një artist, drejtorë dhe aktorët e Teatrit Profesionist "Bekim Fehmiu" në Prizren.
Artisti nga Bujanoci Nagip Tashi kishte sjellur si dhuratë teatrit portretin e aktorit të madh prizrenas Bekim Fehmiu. Siq na tregoi veprën e ka punuar 3 vite ndërsa si material për realizim ka përdorur 3 lloje të drurit.
Me këtë rast e takova edhe kryetarin e Bujanocit z. Shaip Kamberi i cili e kishte përcjellur autorin e veprës. Me të biseduam për shkëmbime kulturore dhe bashkpunim ndërmjet dy komunave.
Bashkë me Drejtorin e Kulturës z. Ehat Oreshka shfrytëzuam rastin të bisedojmë me aktorët dhe drejtorin e teatrit si dhe me profesorin Arsim Fehmiu i cili na tregoi anekdota nga jeta e aktorit botëror Bekim Fehmi
Shkruan ne fb Mytaher Haskuka