znj.Sinani: Së shpejti fillon ndërtimi i tregut të ri ditor dhe një park rekreativ për transformimin e qyetit

znj.Sinani: Së shpejti fillon ndërtimi i tregut të ri ditor dhe një park rekreativ për transformimin e qyetit

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

TREG I RI DITOR DHE PARK REKREATIV PËR TRANSFORMIMIN E QYTETIT

Tregu i ri ditor dhe parku rekreativ në rrugën “Sava Kovaçeviq” janë dy projekte të reja që do t’i bëjmë në lagjet e qendrës së qytetit. 

Së bashku me trotuarin nga rruga “15 Nëntori”, këto projekte do të krijojnë më shumë hapësira publike dhe lëvizshmëri urbane, për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, si pjesë e planit tonë për transformimin rrënjësor të qytetit.

Projektet e tregut të ri ditor dhe parkut joqendror rekreativ do t’i përfshijmë në procesin e Planit Investiv 2022.  

Këto ishin sot kërkesa të banorëve. Sikurse përmirësimi i infrastrukturës.

Falenderoj qytetarët për mikëpritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tyre për t'u përfshirë në punët publike

Vazhdojmë bashkë për më shumë hapësira publike të gjelbërta, relaksuese dhe rekreative; në shërbim të fëmijëve, të të rriturve dhe të moshuarve.

Se bashkë është më e mundshme

#PlaniInvestiv2022 #QeverisjeMeQytetarët #TreguDitor #HapësiraPublike #ParkuRekreativ #PreshevaEre