Paralajmëron Tërmkolli: Nëse Kurti nuk e ndërron diskursin, në pranverë do kemi zgjedhje nacionale

Ish deputetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve për raundin e dytë që u mbajt mbrëmë.

Tërmkolli, përmes një postimi në Facebook tha se Kurti doli humbës në këto zgjedhje.

Sipas saj, qytetarët u ndjenë të ofenduar nga arrogance e nëpërkëmbja e Kurtit, dhe kështu ‘’e rrëzuan’’ në zgjedhjet lokale.

‘’ Kur Albini i ofendoi e po i nëpërkëmbë rëndë qytetarët e Kosovës me arrogancën e fodullëkun e tij, shqiptarët e “rrëzuan përtokë” në këto zgjedhje lokale.
Populli po godet, “drejt e krejt”, majtas e djathtas, kushdo që i del para me punë të mbrapshta’’, shkroi ajo.

Tërmkolli tutje paralajmëroi se nëse nuk ndërron diskursi i Kurtit atëherë në pranverën që vjen mund të kemi zgjedhje të reja nacionale.

Postimi i plotë:

Humbi Albini! Nuk fitoi as LDK-ja, as PDK-ja.
Kur ia vunë kapakun të keqes, PDK, LDK e AAK, qytetarët e Kosovës në Zgjedhjet Nacionale, 2021, e votuan Albinin dhe i “rrëzuan” gjithë të tjerët.
Kur Albini i ofendoi e po i nëpërkëmbë rëndë qytetarët e Kosovës me arrogancën e fodullëkun e tij, shqiptarët e “rrëzuan përtokë” në këto zgjedhje lokale.
Populli po godet, “drejt e krejt”, majtas e djathtas, kushdo që i del para me punë të mbrapshta.
Vota është e qytetarit, ai të voton ai të “rrëzon”. Nuk pret më vite e dekada!
Po nuk ndërroi kurs politik Albin Kurti, në pranverën që vjen mund të kemi zgjedhje të reja nacionale.
Me krejt diçka të re!