Postimi i plotë i znj.Sinani:
Më lirë dhe më mirë!
Tashmë mirëmbajtja e rrugëve gjatë sezonit dimëror në Komunën e Preshevës do të bëhet nga Ndërmarrja Publike “Moravica” dhe jo nga kompanitë private.
Në njërën anë do t'i kushtojë më lirë buxhetit komunal e në anën tjetër do ta zhvillojë më shumë ndërmarrjen tonë publike.
Fillimisht, privati do të kontraktohet vetëm si ndihmë shtesë në rast se do të paraqitet nevoja, përderisa Ndërmarrja Publike “Moravica” t’i sigurojë gradualisht kapacitetet e plota për ta menaxhuar vetë tërë procesin e mirëmbajtjes së rrugëve edhe në situata më ekstreme.
Këtë vendim e miratuam sot në mbledhjen e Këshillit Komunal. Miratuam po ashtu vendimin që kompensimi i dëmeve nga vërshimet të bëhet nëpërmjet kryeshefit të Administratës Komunale, me të cilin të dëmtuarit do të lidhin kontratë për kompensim në bazë të vlerësimit të Komisionit përkatës.
Këto vendime i miratuam si rrjedhojë të mbledhjes paraprake të Shtabit Komunal për situata të jashtëzakonshme që trajtuan këto dy çështje