Përmirësimi i infrastrukturës dhe i ndriçimit publik ishin sot kërkesat kryesore të banorëve të Stacionit Hekurudhor, Çukarkës dhe Gerajve.
Renovimi i shkollës fillore “9 Maji” në Çukarkë, mirëmbajtja dhe investimet në parkun rekreativ të Gerajve, si dhe ndriçimi publik rreth kampit të refugjatëve në Stacionin Hekurudhor do të përfshihen po ashtu në procesin e hartimit të Planit Investiv 2022.
Falenderoj qytetarët për mikëpritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tyre për t'u përfshirë në punët publike.
Vazhdojmë bashkë. Se bashkë është më e mundshme.
#PlaniInvestiv2022 #QeverisjeMeQytetarët #Infrastruktura #NdriçimiPublik #Shkollat #ParkuRekreativ #Geraj #Çukarka #StacioniHekurudhor #PreshevaEre