Zyra për Zhvillim Ekonomik pranë komunës së Preshevës në bashkëpunim me komisariatin për refugjatë kanë zhvilluar një aktivitet për mbjelljen e fidanëve.
Këto fidane janë mbjellur në bashkpunim edhe me emigrantët që janë të vendosur në qendrën e pranimit të emigrantëve në qytetin e Preshevës dhe me aktivistët e Zyrës për të rinj të mbështetur gjithashtu nga kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani.
Numri i përgjithshëm i fidaneve të mbjellura në vendin e quajtur kodra e Alimetëve ësht 250 fidane, vend ky i cili shihet nga sheshi i qyetit dhe i jep një pamje më të bukur qytetit të Preshevës.
Komisariati për refugjatë gjithashtu do të finansojë hapjen e puseve për ujë të cilët do të shërbejnë për ujitjen e këtyre fidaneve gjithashtu edhe për pije për banorët që janë afër këtij lokacioni.
zn.Sinani është shprehur e lumtur për këtë aktivitet që janë duke e bërë së bashku emigrantët me aktivistët e zyrës për të rinj, ku Presheva ka nevojë për pyllëzimin e hapsirave publike.
Isamedin Ramadani i cili është koordinator i qendrës për pranimin e emigrantëve është shprehur mjaft i kënaqur me bashkpunimin që ka me pushtetin lokal si dhe pas mbjelles së këtyre fidane do të bëhet edhe shpimi i disa puseve për ujitjen e këtyre fidaneve.
Besim Shabani, koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik në komunën e Preshevës ka deklaruar se gjelbrimi i kësaj pjese të qyetit i jep një pamje më të bukur qytetit si dhe ky vend shëndrrohet në një vend rekreativ për qyetarët e Preshevës.