Kanë filluar punimet në realizimin e projektit të asfaltimit të rrugës te Çerdhja e Fëmijëve apo Parku i Qytetit të Bujanocit. Punimet filluan gjatë verës dhe brenda ditës së sotme do të përfundojnë.
Rregullimi i rrugës rreth Çerdhes së Fëmijëve ka qenë njëra ndër kërkesat më të mëdha të qytetarëve, e cila është mjaft e frekuentuar. Pas problemeve të shumta në këtë rrugë, vetqeverisja lokale në Bujanoc i kanë dhënë prioritet rregullimit të kësaj rruge.
Punimet po i kryen kompania "Saba Bellça" dhe vlera e punimeve është afër 15 milionë dinarë me TVSh.
Në vazhdim po ju sjellim fotot e gjendjes së rrugës pas asfaltimit dhe para asfaltimit.