znj.Sinani priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Beograd z.Jan Braathu

znj.Sinani priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Beograd z.Jan Braathu

Ambasadori i OSBE-së në Beograd z. Jan Braathu po qëndron në Preshevë, ku po viziton të gjithë krerët politik.

Në këtë takim, nga ana e kryetares Sinani, Ambasadori Braathu u njotua për gjendjen e përgjithshme në komunën e Preshevës, por edhe në Luginë të Preshevës në përgjithësi. Ngase kjo ishte vizita e parë e Ambasadorit në Preshevë, ai nga znj.Sinani u njoftua për mos implementimin e planit 7 pikësh, që në vitin 2013 ishte pranuar në parim nga ish krerët qeveritar të Republikës së Serbisë, të cilët edhe sot kanë ndikimin më të madh politik në Serbi. Poashtu, u diskutua edhe problemi i pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ngecja në zhvillimin ekonomik, mosnjohja e diplomave të marra në Republikën e Kosovës, mungesa e teksteve shkollore, si dhe problmetatika tjera që lidhen drejtëpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve të komunës së Preshevës dhe më gjërë.

Nga ana tjetër, ambasadori Braathu, i cili para se të emërohet ambasador në Beograd, ka qenë edhe ambasador i OSBE-së në Prishtinë, ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë që të shtyjë përpara agjendën e zgjidhjes së problemeve, dhe premtoi se këto çështje do t'i ngrisë në nivelin më të lartë qeveritar.