Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së Dr.Sc.Ragmi Mustafa:
Në mbrëmjen e datës 16 nëntor 2021 një takim zyrtar me Ambasadorin e OSBE-së, shkëlqësia e tij Jan Braathu.
Në këtë takim, janë shkëmbyer shumë tema diskutimi, mendime, gjykime dhe ide rreth zgjidhjes së problemit të shqiptarëve në tokat e tyre autoktone Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Në këtë fazë të fillimit, ambasadori në fjalë ka nisur një aktivitet me qeverinë në Beograd për t'i dhënë një zgjidhje problemeve të grumbulluara në shumë decenie të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Natyrisht se edhe PDSH do ta mbështes dhe përkrah politikisht ambasadorin e OSBE-së duke i sygjeruar që në këtë aktivitet të përfshihet edhe ambasadori Amerikan në Beograd.
Nga ana tjetër, ambasadori Jan është njoftuar edhe me qëndrimin e PDSH-së se zgjidhja më e mirë, më fatlume, më afatgjate dhe më e qëndrueshme si rrugë e drejtë dhe e vetme është ribashkimi i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. RM