Kryetarja e komunës, Ardita Sinani ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, kryetarët e bashkësive lokale, drejtorët e institucioneve dhe shkollave, bujqit, blegtorët e bizneset, organizatat joqeveritare, mediat si dhe qytetarët që të marrin pjesë në debatin publik për planifikimin e Buxhetit komunal për vitin 2022.
Në ftesën publike të kryetares thuhet:
Pas përmbylljes me sukses të takimeve me qytetarë nëpër bashkësi lokale me qëllim të përpilimit sa më mirë të Planit Investiv për vitin 2022, më datë 20.11.2021 me fillim nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal mbahet debati publik për planifikimin e Buxhetit komunal për vitin 2022.
Me këtë rast ftoj:
– Liderët apo përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike (APN, PDSH, PVD, LR, UDSH, LS dhe ADSH)
– Kryetarët e të gjitha bashkësive lokale të Komunës së Preshevës
– Drejtorët e të gjitha institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal
– Drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore (shkollave të mesme, shkollave fillore dhe të entit parashkollor)
– Udhëheqësit e të gjitha drejtorive në kuadër të Administratës Komunale
– Bujqit, blegtorët, bizneset e vogla e të mesme
– Organizatat joqeveritare
– Mediat dhe
– Të gjithë qytetarët e interesuar
që me propozimet e tyre të kontribuojnë në përpilimin sa më të mirë të Buxhetit komunal për vitin 2022.