Komuna e Preshevës me dy projekte urbane, njëri për t'i siguruar nxënësve të shkollave të mesme kosto më të ulët të biletës së udhëtimit

Komuna e Preshevës me dy projekte urbane, njëri për t'i siguruar nxënësve të shkollave të mesme kosto më të ulët të biletës së udhëtimit

Njoftimi i plotë nga kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

RIVENDOSET TRAFIKU (NDËR)URBAN 

Sot, në Këshillin Komunal, morëm 2 vendime të rëndësishme për çështjet e transportit.

Njëri për rifillimin e transportit (ndër)urban dhe tjetri për vazhdimin e transportit të nxënësve të shkollës së mesme në Komunën e Preshevës. 

Së shpejti hapim konkurset për këto dy projekte, ku do të mund të konkurrojnë kompanitë e interesuara private që merren me transportin e udhëtarëve. 

Tashmë qytetarët e komunës sonë do ta kenë përsëri transportin me linjat e autobusave për qarkullim në zonat urbane dhe ndërurbane. 

Ndërsa nxënësit e shkollës së mesme do të vazhdojnë ta kenë transportin e siguruar me kosto më të ulët të biletës së udhëtimit.

Nxënësit do të paguajnë vetëm 55% të vlerës së biletës së transportit, meqë pjesa tjetër do të rimbursohet nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

#Transporti #Arsimi #PreshevaEre