Haradinaj: Babai im ia la pasurinë djemve, kjo nuk duhet të ndodh

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se babai i tij ia ka lënë pasurinë djemve dhe kjo sipas tij nuk është diçka që duhet të ndodhë...

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se babai i tij ia ka lënë pasurinë djemve dhe kjo sipas tij nuk është diçka që duhet të ndodhë sepse gratë duhet të ketë drejtën për për trashëgiminë e e pronës familjare.

“Me që jemi populli Nënë terëzës është dashur të prijmë me barazi gjinore” ka thënë ai.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri në tryezën me temën “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëme cila u organizua me rastin e shënimit të 8 Marsit nga Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit.