Mbahet debati publik për Planin Investiv dhe Buxhetin e ri të komunës së Preshevës për vitin 2022

Mbahet debati publik për Planin Investiv dhe Buxhetin e ri të komunës së Preshevës për vitin 2022

Sot, në Sallën e Kuvendit, u zhvillua një diskutim shumë të dobishëm me qytetarë, në debatin publik për Planin Investiv dhe Buxhetin e ri.

Postimi i plotë i kryterës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

DEBATI I SOTËM PUBLIK FUQIZOI PJESËMARRJEN E QYTETARËVE NË PLANIFIKIMIN E INVESTIMEVE DHE BUXHETIT

Sot, në Sallën e Kuvendit, patëm një diskutim shumë të dobishëm me qytetarë, në debatin publik për Planin Investiv dhe Buxhetin e ri.

Ekonomistë, arkitektë, ndërtimtarë, zejtarë, bujq, blegtorë, punëtorë, ndërmarrës, politikanë, përfaqësues institucionesh arsimore dhe administrative, organizata joqeveritare, media etj, nga vendbanime të ndryshme, ridëshmuan se pjesëmarrja e qytetarëve e bën më të mirë dhe më demokratik planifikimin e investimeve dhe të buxhetit publik.

Falenderoj pjesëmarrësit për diskutimet, idetë, sugjerimet, kritikat, kërkesat dhe këshillat e tyre.  Ato do të përfshihen në procesin e përpilimit të Buxhetit dhe të Planit Investiv për vitin vijues. 

Takimet në terren gjatë këtyre ditëve dhe debati i sotëm publik vërtetojnë se duhet të zhvillojmë edhe mëtej politikat dhe modelet e zbatimit të buxheteve pjesëmarrëse me qytetarë.

Është e drejtë e taksapaguesve dhe qytetarëve të jenë sa më shumë pjesëmarrës në procesin e planifikimit të investimeve publike dhe të përpilimit të buxhetit komunal, duke i identifikuar problemet dhe duke i hierarkizuar nevojat dhe investimet prioritare.

#PlaniInvestiv2022 #BuxhetiPjesëmarrës #QeverisjeMeQytetarë #PreshevaEre