Binjakëzimi me Likovën dhe Çairin konkretizohet me projekte të përbashkëta të fondeve Evropiane

Binjakëzimi me Likovën dhe Çairin konkretizohet me projekte të përbashkëta të fondeve Evropiane

Postimi i znj.Sinani:

Në Ditën e Alfabetit, patëm nderin të jemi adresa e parë e vizitave të kryetarëve të Komunave të Çairit dhe Likovës, z.Visar Ganiu dhe z.Erkan Arifi, pas rizgjedhjes së tyre për një mandat të ri.

Së bashku me zv.kryetarin e Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe drejtorin e NP "Moravica", z.Gazmend Aliu, bashkëbiseduam  për ta konkretizuar binjakëzimin e komunave tona me projekte të përbashkëta në IPA Fondet e Bashkimit Evropian për komunat ndërkufitare. 

Ekonomia, mjedisi, arsimi, kultura dhe sporti do të jenë sferat ku do të fokusohemi për projekte të interesit të përbashkët. Së shpejti fillon hartimi dhe aplikimi i tyre.

Bashkëpunimi jonë përmes binjakëzimit jo vetëm lehtëson aplikimin në projektet ndërkufitare dhe rajonale, por edhe përafron qytetarët e komunave tona të cilët kanë lidhje tradicionale familjare, kulturore dhe kombëtare

#Binjakëzimi #ProjektetNdërkufitare #BashkëpunimiRajonal #FondetEvropiane #Çairi #Likova #PreshevaEre