Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Lajçak ka bërë të ditur se ka diskutuar me Vuçiqin për rrugën e dialogut Kosovë-Serbi.
“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë”, ka shkruar Lajçak.
Në fund, Lajçak ka deklaruar se ka edhe shumë punë për të bërë pas takimeve të tij gjatë kësaj jave.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Lajçak është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar gjithashtu rreth procesit të dialogut.