Thellohet bashkëpunimi midis Preshevës dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Thellohet bashkëpunimi midis Preshevës dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

THELLOHET BASHKËPUNIMI MIDIS PRESHEVËS DHE LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE 

Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres z.Faton Bislimi, anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane me seli në Washington.

Me z.Bislimi që është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit të Ligës Shqiptaro – Amerikane, z.Joseph DioGuardi, tashmë një kohë të gjatë jemi në koordinim sa i përket sensibilizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkëbiseduam për modalitetet dhe çështjet organizative që duhen ndërmarrë, ashtu që ky sensibilizim të jetë edhe më i dobishëm në të ardhmen e afërt.

E falenderoj z.Faton Bislimi për angazhimin dhe përkushtimin e tij për Luginën e Preshevës në përgjithësi dhe për Komunën e Preshevës në veçanti.

#LigaShqiptaroAmerikane #Bashkëpunim #PreshevaEre