PDK paralajmëron formimin e “Qeverisë në hije”

PDK paralajmëron formimin e “Qeverisë në hije”

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të krijojë kabinetin e “Qeverisë në hije”, ashtu siç kishte ndodhur para 16 viteve në kohën kur kjo parti drejtohej nga Hashim Thaçi.

Këtë paralajmërim e ka dhënë sot nënkryetarja e partisë, Vlora Çitaku.

“Përmes këtij Kabineti PDK nuk do të jetë vetëm kritikuese për Qeverinë aktuale, por do të ofrojë edhe alternativa si zgjidhje të qëndrueshme për probleme të ndryshme”, u shpreh ajo.

Çitaku tutje tha se PDK do t’i jap mbështetje qeverisë në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

Sipas saj, pozita dhe opozita duhet të jenë bashkë kur është në pyetje politika e jashtme e Kosovës.

Kujtojmë se në vitin 2004 kur LDK dhe AAK kishin lidhur koalicion, PDK si parti që kishte mbetur në opozitë, më 2005 kishte formuar Kabinetin e Qeverisjes së Mirë, në opinion e njohur si “Qeveria nën hije”.