Nëndega Rahovicë e PDSH-së mban mbledhje kërkon nga Hamdi Fejzullahu DORËZOJË mandatin e jo të kryej pazare të ulëta të sojit të tillë

Nëndega Rahovicë e PDSH-së mban mbledhje kërkon nga Hamdi Fejzullahu DORËZOJË mandatin e jo të kryej pazare të ulëta të sojit të tillë

Sonte në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare është mbajtur mbledhja e nëndegës së PDSH-së nga fshati Rahovicë,ku u diskutua rreth situatës së krijuar politike në vend dhe veprimi i pahijshëm i këshilltarit Hamdi Fejzullahu i dalë nga kjo nëndegë.

Me një numër të konsiderueshëm anëtarësh,Rahovica dëshmoi se nuk është ajo që është duke u proklamuar nga ana e disa individëve që për interesa të ngushta personale njollosin dhe hedhin hije të keqe për gjithë antëtarësinë e kësaj nëndege,e njëherit keqpërdor mundin e sakrificën e çdo votuesi të PDSH-së!

Hamdi Fejzullahu me vetëdije iu është futur garës në strukturat e PDSH-së,që le të kuptohet që ai ka qenë i etur për të menduar e vepruar politikisht nën ngjyrat e PDSH-së,dmth pa presione e shantazhe,por për të një gjë e tillë paska ndryshuar me tu zgjedhur këshilltarë në Kuvendin Komunal sepse shumë shpejt etja për "parimet" dhe "ligjeratat e tij" se si duhet organizuar partia politike u shuan shpejtë! Të gjitha këto Hamdiut më nuk i bëkan përshtypje,sepse si këshilltarë i dalur me votat e PDSH-së,me vetëdije ai lejoi që të jetë nën llupën e tregtarëve politik dhe "lotët e krokodilit" për vërshimet në bashkësitë lokale Raincë dhe Rahovicë si dhe "mungesa" e mendimit të lirë brenda PDSH-së janë vetëm një e pavërtetë e tij për ta arsyetuar vendimin e tij.

Prandaj nisur nga kjo situatë e krijuar nga vet Hamdi Fejzullahu,nëndega e PDSH-së nga fshati Rahovicë,duke e parë të udhës e miratoi njëzëri dorëheqjen e tij dhe u zgjodhën organet e reja të kësaj nëndege!

Pas diskutimeve e propozimeve të shumta mes anëtarëve të kësaj nëndege,u zgjodh kryesia e re e kësaj nëndege me këtë përbërje:

1. Yll Mehmeti - Kryetarë

2. Shaban Sadiku - Sekretarë

3. Valmir Ajdini - Arkëtarë

Kryesia e re dhe anëtarësia nga e cila Hamdi Fejzullahu ka marrë besimin dhe betimin se asnjë moment nuk do ta keqpërdor vullnetin dhe votën e tyre si dhe në rast pakënaqësie ndaj organeve të PDSH-së,do ta DORËZOJË mandatin e jo të kryej pazare të ulëta të sojit të tillë,kërkon dorëzimin e menjëhershëm të mandatit Partisë Demokratike Shqiptare!

Shërbimi për informim i PDSH-së