• E mërkurë / Jul-02 11:57
  • Kontakt

Ramadani e Salihu diskutojnë për situatën në Luginë dhe bashkërendimin e veprimeve të dy Kuvendeve

Ramadani e Salihu diskutojnë për situatën në Luginë dhe bashkërendimin e veprimeve të dy Kuvendeve

Kryetarët e kuvendeve komunale të Bujanocit dhe Preshevës, Enver Ramadani dhe Sami Salihu gjat një takimi që kanë zhvilluar bashkarisht, ndër të tjera kan diskutuar edhe për situatën politike në përgjithësi në Luginë të Preshevës dhe problemet me të cilat po përballen popullata shqiptare.

Lajmin rreth takimit e ka bërë të ditur përmes rrjetit social kryetari i KK të Preshevës Sami Salihu.

“Një takim koordinimi e bashkëpunimi e për më tepër edhe vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocës z.Enver Ramadani.
Pika kryesore e kësaj vizite nga ana e z.Ramadanit ishte analiza e situatës politike të shqipëtarëve në Luginë të Preshevës si dhe bashkërendimi i veprimeve të dy Kuvendeve, si organe më të larta të përfaqësimit të qytetarëve” ka shkruar Salihu.