• E mërkurë / Jul-02 16:37
  • Kontakt

z.Nagip Airif u'a uron festën e Flamurit

z.Nagip Airif u'a uron festën e Flamurit

Postimi i plotë i kryetarit të Bujanocit z.Nagip Arifi:

Bashkëkombasë të dashur,

Urime Dita më e shenjtë shqiptare, 28 Nëntori - Dita e Flamurit

Edhe këtë herë, edhepse e ndaluar ligjërisht, flamuri jonë kombëtar do të valojë në godinën e komunës për të kujtuar lavdinë dhe historinë tonë. 

Të kaluarën tonë të lavdishme e kujtuam edhe duke vënë kurora lulesh të varret e Komandant Lleshit, Besim Faikut dhe Jonuz Musliut.

Me shpresën që një ditë rreth këtij flamuri do të bashkohen të gjithë shqiptarët, 

Ju uroj përzemërisht Ditën e Flamurit!