znj.Sinani takon Lulin, të mbijetuarin në aksidentin tragjik në Bullgari

znj.Sinani takon Lulin, të mbijetuarin në aksidentin tragjik në Bullgari

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Luli ishte më mirë me shëndet. Falë Zotit. Falë mjekëve.
Luli është shembulli se tragjedia e vdekjes edhe mund ta transformojë jetën në fat.

Lulzim Sylejmani është i shpëtuari që shpëtoi të tjerë në aksidentin e autobusit në Bullgari që mori jetën e 45 udhëtarëve.
Është emri i guximit. Solidaritetit. Njerëzores.  
Përjetimi i Lulzim Sylejmanit nga Bushtrani është e vërteta e tragjedisë, dhimbjes, vdekjes, mbijetesës dhe jetës.

Rrëfimi i tij nuk kishte sesi të mos na shfaqte dr. Xhejlanës, dr.Beqës, Tosit dhe mua, tmerrin e asaj tragjedie, pa e përjetuar.
Një përjetim që nuk mund të mos na parafytyronte bashkudhëtarët e tij, edhe pa i njohur. Ata dhe ato që sot prehen në paqe në botën e amshueshme. Familjarët e tyre. Të dashurit e tyre.
Ata dhe ato që mbijetuan.

Mirë se vjen në shtëpi Luli. Paç gjithmonë shëndet dhe lumturi.
E tërë Lugina është me ty. Krenohet me ty.