znj.Sinani priti në takim përfaqësuesit e Trupit Koordinues

znj.Sinani priti në takim përfaqësuesit e Trupit Koordinues

Postimi i plotë i znj.Sinani: 

100% shfrytëzim i mjeteve nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Ky menaxhim i mirë dhe transparent i këtyre mjeteve në shërbim të interesave dhe të nevojave të qytetarëve ishte një nga temat e takimit tonë të sotëm me drejtoreshën e Trupit Koordinues, znj.Danijela Nenadiq dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës, falenderova përfaqësuesit e Trupit Koordinues për bashkëpunimin korrekt ndërinstitucional.  

Është interes i përbashkët ta kemi një Trup Koordinues sa më gjithëpërfshirës dhe sa më efikas në vendimmarje, drejt zbatimit të një Plani dhe Programi të bashkërenduar, për zbatimin e marrëveshjeve të djeshme, për zgjidhjen e problemeve të sotme  dhe për zhvillim të nesërm.