Postimi i plotë i shefit të kabinetit të kryetarës Sinani z.Driton Bilalli:
Ish-shefi i kabinetit sot paska reaguar në një postim ndaj Prokurorisë së Lartë për veprimin e saj ndaj ish-Kryetarit Shqiprim Arifi, duke u përpjekur t'a shmang temën.
E tema është për çfarë po dyshohet Shqiprim Arifi?
Së pari këtë t'ia tregojnë qytetarëve Shqiprim Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij nëse e duan interesin e qytetarëve.
Pastaj të flasin si erdhi deri te hetimi. E pastaj të angazhohen për ta dëshmuar pafajësinë e tij.
Por asnjë fjalë për çfarë po dyshohet Shqiprim Arifi. Nga askush prej APN.
Pse? Fundja ka prezumim të pafajësisë deri në vendim të plotëfuqishëm.
Po Shqiprim Arifi nuk tregon pse dyshohet. Ai po hesht. Ka zgjedhur të flas përmes shefit të tij të kabinetit i cili po tenton t'a shmang vëmendjen duke sulmuar të tjerët.
Madje, ai edhe e paska gjetur denoncuesin/en: PVD dhe Ardita Sinanin, edhe pse ato askund nuk përmenden. Madje asnjë fjalë as kundër organeve të Serbisë...sic!
Tash ose vuan nga halucinacionet, ose nga kompleksi PVD, ose ka informata.
Nëse është e para, adresa është gjetiu për trajtim.
Nëse është e dyta, mund të ndihmoj adresa e parë.
Nëse është e treta mirë do ishte t'i tregoj publikisht burimet e tij të informatave në gjyqtarinë serbe, meqë ka vendosur të përmend emra.
Nëse s'është asnjëra, atëherë ai vet e di çfarë nënkupton.
Të qenit zyrtarisht jurist i diplomuar do të duhej t'i ndihmonte zotëriut.
E sa për ftesat në Prokurori është ish-shefi i shefit të kabinetit, Shqiprim Arifi, ai që krenohej publikisht dhe vazhdimisht se ishte ftuar zonja Ardita Sinani në hetuesi me inicimin e tij, duke u përpjekur ta njollos si të korruptuar, me disa shkarrje gjuhësore në shkrim e shprehje...
Zonja Sinani është liruar nga dyshimet dhe kjo çështje u mbyll. Zonja Sinani doli e pafajshme nga ky proces. Sigurisht se nuk pati kërkimfalje nga Shqiprim Arifi për njollosjen publike të imazhit të saj. Sidoqoftë, zonja Sinani nuk pati asnjë viktimizim dhe as frikë. U përball me drejtësinë duke treguar publikisht për çfarë po dyshohet.
Pse nuk ka guxim ta bëjë të njëjtën Shqiprim Arifi, por fshihet pas ish-shefit të tij të kabinetit?
Keqardhje për logjikën e juristit të diplomuar, ish-shef kabineti i cili në fakt thotë se nëse ke dyshime për korrupsion dhe krim të organizuar nga zyrtarët publik, u dashka me i hesht.
Mund t'a siguroj juristin e diplomuar se ditën që unë identifikoj dyshime për keqpërdorime financiare të parave të taksapaguesve të qytetarëve të Komunës së Preshevës nga ana e zyrtarëve publik, do t'i njoftojë organet e hetuesisë. Pa asnjë dilemë. Pa anonimitet. Publikisht dhe me krenari.
Për veprimtari politike e kombëtare është turp të denoncosh. Për korrupsion e krim të organizuar është patriotizëm.