Postimi i plotë i kryetarit të Skenderajit z.Fadil Nura:
Me vëllanë e madh, Ragmi Mustafa, si zëvendëskryetar i Preshevës, në një pritje të ngrohtë dhe bashkëbisedim siç bëjnë vëllezërit mes vete, për problemet me të cilat përballën shqiptarët në Luginën e Preshevës, si dhe për idetë që mund të implementohen në të mirë të vëllezërve tanë, me gjithë alergjitë që mund të ketë Serbia ndaj çështjeve që lidhen me shqiptarët.
Do të shterim të gjitha mundësitë që sado pak, në kapacitetet tona si Komunë, të japin një ndihmë të vogël në fusha të interesit të dyanshëm, për këtë pjesë të kombit tonë.