Në prag të festës së Vitit të Ri kabineti i kryetarës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka organizuar pritjen e fëmijët e ciklit të ulët, parashkollor si dhe fëmijët me nevoja të veçanta të qëndrimit ditor në Preshevë.
Kabineti i znj.Sinani ka menduar që dita e sotit t'i kushtohet vetëm fëmijëve për nderë të festës së Vitit të Ri.
Fëmijët u pritën ngrohtësisht nga znj.Sinani dhe kabineti i saj
Gjatë takimeve me fëmijë znj.Sinani ka pranuar dhurata të bëra nga vetë femijet parashkollorë si dhe i ka shpërndarë të gjithë femijëve dhurata si dhe ka bërë foto me ta.
Femijët ishin të lumtur që vizituan kabinetin e znj.Sinani, gjithashtu ata i kërkuan të parës së komunës edhe më shumë lodra për çerdhen e tyre.
z.Driton Bilalli shef i kabinetit të znj.Sinani ka deklaruar se kabineti ka menduar që ditën e sotit t'ia dedikojë fëmijëve, gjithashtu ka potencuar se janë duke punuar edhe rreth zbukurimit të qytetit me drita për shkak të Vitit të Ri.
Në fund znj.Sinani i ka përshendetur të githë fëmijës si dhe ka bërë një fotografi të përbashkët me parashkollorët dhe edukatoret e tyre.