Pamje: Rusia provokon përsëri, mban ushtrime me tanke afër Ukrainës

Pamje: Rusia provokon përsëri, mban ushtrime me tanke afër Ukrainës

Rusia po vazhdon të nxisë tensione. Forcat ruse kanë mbajtur ushtrime me tanke e armatim të vërtetë, ku u përfshinë më shumë se 1.000 trupa, në një rajon afër kufirit me Ukrainën.

Ushtrimet më të reja po mbahen në kohën e tensioneve të larta mes Moskës e Perëndimit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë paralajmëruar Rusinë për pasoja serioze, nëse e pushton Ukrainën.

Kremlini njoftoi të mërkurën se presidenti rus, Vladimir Putin, për mërkurën do të zhvillojë samit virtual me homologun kinez, Xi Jinping, për të diskutuar rreth tensioneve në Evropë dhe retorikës, siç  tha, agresive të ShBA-së e NATO-s.

Në video shihen ushtrime të distriktit jugor të ushtrisë ruse në rajonin Rostov.