Vitali Klitschko kërkon ndihmën ndërkombëtare: Rusia po përgatitet për luftë, mos na lini vetëm

Ish profesionisti i boksit, aktualisht kryebashkiak i kryeqytetit ukrainas Kiev, Vitali Klitschko ka paralajmëruar një pushtim të mundshëm rus.

“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe tani jam gati të luftoj për atdheun. Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës. Na duhet mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake. Ne jemi një vend evropian, i cili ka nevojë për mbështetjen evropiane më shumë se kurrë” ka thënë Klitschko.

Si kryetar bashkie, ai organizon mbrojtjen civile të atij vendit. Autoritetet e tij kanë shtuar tashmë rekrutimin dhe trajnimin e rezervistëve për Brigadën e Mbrojtjes së Territorit.

Klitschko bëri thirrje urgjente për mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake teksa i bëri apel edhe Qeverisë së Gjermanisë.

“”Qeveria e re federale duhet të kuptojë se ndihma nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme për vendin tonë. Ukraina shtrihet në qendër të Evropës në kufi me disa vende të BE-së. Ne jemi një vend evropian që ka nevojë për mbështetjen evropiane më shumë se kurrë”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ndryshe Rusia ka tërhequr dhjetëra, mijëra ushtarë së bashku në kufirin me Ukrainën në javët e fundit.

Kjo  ka shtuar frikën në Perëndim se nëj pushtim i ushtrisë ruse në vendin fqinj mund të jetë i pashmangshëm.

Ndërsa Moska e ka mohuar një gjë të tillë duke e akuzuar Qeverinë ne Kiev për provokime.