Në një ligjëratë që Kharchenko ka mbajtur me temën “Partneriteti strategjik mes Rusisë dhe Serbisë si dhe situata në Ballkan”, ambasadori Kharchenko ka deklaruar se BE-ja duhet të bëjë presion mbi Kosovës për t’i impelemntuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruar veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan N1.
“Ne e përkrahim dialogun sepse s’ka mënyrë tjetër. Ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet dialogu dhe mungesa e progresit të tij”, ka thënë ambasadori rus.
Ai ka folur edhe për integrimin e Serbisë në BE, duke thënë se asnjë deklaratë kundër integrimit të Serbisë në BE s’ka ardhur nga Rusia teksa sipas tij ka pasur deklarata të BE-së se Rusia po e pengon Serbinë drejt integrimit në BE.
Ambasadori rus në Serbi ka kërkuar edhe largimin e Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar për Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.