58 familje me fëmijë me nevoja të veçanta dhe 110 prindër vetëmbajtës janë përfitues nga projekti jonë për mbështetje financiare për këto dy kategori shoqërore në këtë fundvit.
Përfituesit janë përzgjedhur në bazë të thirrjes publike, ku për ndihmë familjeve me fëmijë me nevoja të veçanta janë ndarë 1.227.303 dinarë në bazë të lartësisë së invaliditetit të fëmijëve, ndërsa 1.300.004 dinarë për prindërit vetëmbajtës janë ndarë në bazë të numrit të fëmijëve.
Ky projekt që përkrahet nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Mëdvegjë; është pjesë e politikave tona sociale qeverisëse për mbështetje grupeve më në nevojë shoqërore.
Në vegëzën e mëposhtme, lista e përfituesve të ndihmave për të dy kategoritë