Me rastin e shënimit të datës 8 mars ditës botërore të gruas fëmijët e entit parashkollor në Preshevë nga mosha 0 deri 6 vjeç kanë organizuar program festiv.
Programi ishte i pasuruar me këngë, valle dhe recitime e përshtatur kjo me kategoritë e moshave të fëmijëve si dhe nën asistencën e edukatoreve.
Të pranishëm në këtë program ishin drejtoresha e entit parashkollor znj.Senavere Shaqiri, prindërit e fëmijëve dhe edukatoret e entit.
Ajla Kamberi edukatore në entin parashkollor u shpreh se programi festiv me rastin e 8 marsit ditës botërore të gruas përkon poashtu dhe me ditën e entit parashkollor të cilin emër e mbart edhe vetë enti dhe me këtë rast uroi dhe të gjitha gratë festën e 8 marsit.
8 marsi simbolizon ditën botërore të gruas e cila në vetëvete synon dhe përforcimin e të drejtave të grave nëpër botë, dhe më këtë rast urojmë dhe të gjitha gratë në komunë të Preshevës që ti kenë këto të drejta të garantuara konform ligjit ashtu siç i takon.