Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës z. Sami Salihu për mes një postimi në FB ka thënë se në vitin 2021 janë mbështetur 400 fëmijë të posa lindur, ky do të jetë prioritet edhe për vitin 2022.
Postimi i plotë i z.Salihu:
Mirëmëngjes.
Falë propozimit tonë për Projekt buxhet, kemi arritur që vetëm në vitin 2021 të mbështesim 400 bebe të lindura në këtë vit, duke vijuar mbështetjen e bebeve dhe familjeve të tyre edhe në Buxhetin e vitin 2022.
Përkrahja ndaj të porsalindurve dhe mbështetja për familjet e tyre - PRIORITET I YNI!