znj.Gërvalla takohet me kryetarin e kuvendit të Bujanocit z.Enver Ramadani

znj.Gërvalla takohet me kryetarin e kuvendit të Bujanocit z.Enver Ramadani

Postimi i plotë i kryetarit të kuvendit të Bujancit z.Enver Ramadani:

Sot gjatë ditës pata kënaqësinë ta takoj Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.

Bashkëbiseduam për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke filluar nga pasivizimi adresave, mos pranimi diplomave,zhvillimi ekonomik dhe mos integrimi I shqiptarëve në organet shtetërore.

Morëm besimin e plotë që Qeveria e Kosovës e njëherit ministrja në fjalë do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke I adresuar në instancat me të larta. 

Gjithashtu iu falënderova edhe për ndihmën financiare për Luginën e cila do jetë gjë shtysë dhe shpresë për qytetarët tanë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ministrja Gërvalla premtoi edhe bashkëpunimin dhe binjakëzimi e KOMUNËS së Bujanovcit  me Komunat e R. KOSOVËS të cilat kan ndikim ekonomik me qëllim përmirësimin dhe zhvillimin ekonomik në Bujanovc përmes binjakëzimit.

Bashkë mundemi dhe bashkë ia dalim gjitha sfidave!