znj.Gërvalla: Kërkesat e Luginës do të jenë pjesë e dialogut në Bruksel

znj.Gërvalla: Kërkesat e Luginës do të jenë pjesë e dialogut në Bruksel

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se kërkesat e Luginës do të jenë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi, dhe se kjo është një përgjegjësi e Kosovës, ndaj qytetarëve të Luginës.

“Ndërkombëtarizimi i kërkesave të banorëve të Luginës së Preshevës është një mundësi për Kosovën për të përçuar kërkesat dhe interesat e tyre bashkësisë ndërkombëtare, dhe unë mendoj që nuk është vetëm një mundësi, por është përgjegjësi e Kosovës. Kjo Qeveri është angazhuar dhe unë i kam siguruar se personalisht të gjithë përfaqësuesit që kam takuar që në në bisedat që zhvillojmë me partnerët ndërkombëtar e ngrejmë më zë shumë të lartë edhe këtë temë”

“Nuk e dijë se me çfarë përbërje do të dialogohet deri në fund, çfarë dinamike do të marrë procesi, por kërkesat legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të jenë pjesë e dialogut, të paktën pjesës që Qeveria e Republikës së Kosovës do të zhvillojë, a do të jenë në prezencë, apo kërkesat e tyre të artikuluara nga ne ajo nuk është një çështje të cilën unë mund ta vendos sepse varët nga shumë faktorë, nuk varet nga ne, por prezenca e tyre në dialog, kërkesat e tyre do të jenë të pranishme”, tha Gërvalla-Schwarz në Prime Time, të Kanal10.