Sejdiu: Qeveria po u hakmerret gastronomëve, për shkak se protestuan, po gjobiten nga inspektorati

Sejdiu: Qeveria po u hakmerret gastronomëve, për shkak se protestuan, po gjobiten nga inspektorati

Analisti politik, Dardan Sejdiu ka theksuar se për shkak se gastronomët protestuan, ata po gjobiten nga ana e Inspektoratit.

Sejdiu ka shkruar në Facebook se përkundër që bizneset janë në rregull, po i dënon qeveria.

“Protesta e gastronomeve si duket e ka provokuar përgjigjen qeveritare ne forme te vizitave te shpeshtuara te inspektoreve qe shqiptojne denime! Biznesi me dokumente ne rregull, stafin e vaksinuar, klient te verifikuar per vaksinim, gjoba per bereqet! Sot ne arkat e shtetit jane €700 mln te pashpenzuara, por biznesi i vogel dhe i mesem perseri gjobitet”, ka shkruar Sejdiu.

Kujtojmë që gastronomët kanë mbajtur protestë para dy dite, ku kanë kërkuar lirimin e masave dhe përkrahje nga Qeveria Kurti.

Më poshtë postimi i plotë nga Dardan Sejdiu.