Unioni Europian dhe Zvicra me projekte të reja për komunën e Preshevës

Pas shumë kohe, është lajm shumë pozitiv për ne që donatorët e huaj sërish po i ofrohen komunës së Preshevës....

Unioni Europian dhe Zvicra me projekte të reja për komunën e Preshevës

Sot, një delegacion i UNOPS, i përbërë nga menaxheri i programit të Unionit Europian, European Progres, z. Graeme Tyndall, bashk me koordinatorët regjional, znj. Evgjenije Islami dhe z. Radule Ristovic u pritën në kabinetin tim nga zëvendës kryetari i komunës dhe nga udhëheqësja e Zyrës për Zhvillim.

Pas shumë kohe, është lajm shumë pozitiv për ne që donatorët e huaj sërish po i ofrohen komunës së Preshevës.

Unioni Europian ka vendosur që të financojë një program të ri zhvillimorë ku do të përfshihet edhe komuna jonë, programi në fjalë na jep mundësi që të aplikojmë me projekte të cilët nxisin zhvillimin ekonomik si dhe krijojnë vende të reja të punës që është në përputhje të plotë me vijën e aktiviteteve të parapara nga ne për këtë vit.

Kjo është edhe një mundësi e mirë edhe për bizneset tona lokale pasi që do të ketë thirrje për këto biznese që të aplikojnë me projekte të cilat mundësojnë rritje dhe zhvillim të tyre.

#NDRYSHIMIPONDODH

Ky është postimi në facebook-un e kryearit të komunës së Presheves z.Shqiprim Arifi