Presheva edhe pse ka dhënë shumë futbollist me emër dhe gjatë historisë së re ka pasur ekipe mjaftë cilësore, për fat të keq asnjëherë futbolldashësit e shumtë preshevarë nuk kanë patur mundësinë të ulen në tribuna të stadiumit për të përcjell ndeshjet pasi që ato kanë munguar
Megjithë se në të kaluarën qytetarëve ju premtua disa herë se do të ndërtohen tribunat kjo nuk ndodhi asnjëherë. Sot, kryetarja Ardita Sinani ka njoftuar se pas realizimit të ndërtimit të zhveshtores së re, kanë filluar punët në realizimin e këtij projekti dhe se stadiumi i qytetit në Preshevë tani më do të ketë tribuna moderne
Postimi i kryetares Ardita Sinani
Ndryshe është sporti me publikë. Këtë e kuptuam më shumë tash gjatë pandemisë
Kur e kuptuam më mirë se sporti nuk është vetëm i sportistëve, por sidomos i shoqërisë
Prandaj është e rëndësishme që sporti preshevar të ketë kushte më të mira për publikun
Prandaj po i përfundojmë sipas planit, tribunat e Stadiumit të Qytetit
Për sportin e të gjithëve dhe për të gjithë.
Për futbollin e nesërm.
Për Preshevën e Re