Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në 2% , sipas standardit të përcaktuar të NATO-s.
Mehaj ka shkruar në Facebook se kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat kushtetuese dhe ligjore.
“Ne kemi pak fjalë e shumë punë. Urime e na priftë e mbara”, ka shkruar ai.