z.Ragmi Mustafa mirëpret diasporën Preshevare në vendlindje gjatë pushimit për vit të ri

z.Ragmi Mustafa mirëpret diasporën Preshevare në vendlindje gjatë pushimit për vit të ri

Postimi i plotë i zv.kryetarit të komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa:

Nga sot, bashkëatdhetarët tanë nga Zvicrra  arritën në Preshevën tonë të përbashkët dhe shumë të dashur. I pari në vizitë ishte z. Fazli Musliu, kryetar i shoqatës Humanitare në St. Gallen në Zvicër. Ishte kënaqësi të dëgjosh rrëfimin e tij rreth aktivitetit humanitar të shoqatës që ai drejton. Nga ana tjetër, Monografinë e botuar të shoqatës "10 vjet për Kombin" edhe më me kënaqësi do t'a lexoj. Në vazhdim i dyti erdhi futbollisti i shquar dhe shumë i talentuar nga fshati Miratoc Betim Fazliji në St. Gallen të Zvicrrës. Betimi, luan edhe në kombtaren e Kosovës. Jo që do përfaqësoj Kosovēn por edhe Preshevën në rrafshin sportiv ndërkombëtar. Betimin e uruam për suksese dhe shumë shëndet në vijimësi..

RM