Postimi i plotë i kryetarës znj.Ardita Sinani:
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, sot, në sallën e edukatës fizike të Gjimnazit "Skënderbeu" u luajt ndeshja për nderë të futbollistit nga Miratoca në përfaqësuesen e Kosovës, Betim Fazliu.
Nën organizimin e Qendrës Sportive, ndeshja reviale u luajt në mes të Futsal Club "Lindorët" dhe ekipit të futbolldashësve të bashkatdhetarëve.
Edhe pse në një hapësirë të vogël për interesimin e qytetarëve, të pranishmit patën mundësinë ta shikojnë lojën e shkëlqyeshme me gola të bukur.
Pa dyshim se publiku iu gëzua golave të Betimit, i cili tashmë u shndërrua në Ambasador të Luginës dhe yll i futbollit.
Këtë ngjarje, me pjesëmarrjen e tyre, e nderuan përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Muharrem Sahiti dhe Naser Ajeti.
Në fund u ndanë mirënjohje për mysafirët nga FFK dhe ekipet pjesëmarrëse.